Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se flamuri i Kosovës do të valëvitet së shpejti edhe në Këshillin e Evropës. Osmani falënderoi të gjithë aleatët që votuan pro Kosovës.
“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani .
Ndryshe, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.