Pas sulmit të mbrëmshëm në Gramsh të Shqipërisë, presidentja Vjosa Osmani ka biseduar me homologun e saj shqiptar, Bajram Begajn.
Osmani shkroi në Twitter se u uron shërim të lënduarve, teksa thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Osmani gjithuashtu shprehi gatishmeri për të ofruar mbështetjen e nevojshme nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme” shkroi Osmani.