Hën. Nën 25th, 2024

Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj

Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, tha se fuqia më e madhe e Kosovës janë partnerët e saj.

E ndër aleatët më të rëndësishëm që i përmend e para e vendit, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, për Kosovën ka qenë çelësi. Ne besojmë se fuqia jonë më e madhe, janë partnerët tanë, sepse nuk ka rëndësi se sa i madh apo i vogël je si shtet, sfidat nuk përballen vetëm. Dhe Kosova është shembull i kësaj”, tha Osmani.

Tutje, ajo shton se gjenerata e re e Kosovës, është e para në histori që nuk njeh luftën, e kjo falë vlerave të sistemit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Paraardhësit tanë janë përballur me luftë, gjyshërit tanë janë përballur me luftë, ne jemi përballur me luftë, por fëmijët tanë, janë gjenerata e parë në rajonin tonë që nuk e njeh luftën, e krejt kjo falë vlerave të BE-së dhe NATO-s”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *