Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, sot kanë takuar pasardhësit e familjes Jashari.
Osmani ka ndarë pamje nga ky takim, derisa shkroi se çlirimtarët triumfuan mbi pushtuesit.
“Me pasardhësit e familjes Jashari! Liria triumfoi mbi robërinë! Çlirimtarët triumfuan mbi pushtuesit! E mira triumfoi mbi ligësinë! Jeta triumfoi mbi vdekjen!”, ka shkruar Osmani.