Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“DEMOKRACI, TË DREJTA TË NJERIUT, SUNDIM I LIGJIT
Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës.
Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar ajo