Mër. Mar 26th, 2025

Osmani kujton masakrat të Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrat të Celinës, Fortesës dhe të Brestocit.

Në shënim të përvjetorit të 26-të të këtyre masakrave, Osmani ka shkruar se në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së.

“Ata vranë vetëm se ishin shqiptarë dhe se e donin lirinë”, ka shkruar presidentja.

Duke kujtuar martirët dhe heronjtë e UÇK-së, ajo ka thënë se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat.

“Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”, ka shkruar ajo.

Masakrat në Celinë, Fortesë dhe në Brestoc të Rahovecit, u kryen një ditë pas fillimit të bombardimeve ajrore nga forcat e NATO-s kundër caqeve serbe

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *