Me ftesë të presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në El Salvador.
Vizita e Osmanit është e para e një kreu të shtetit të Kosovës në El Salvador.
E para e vendit do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të rizgjedhur, Nayib Bukele.
Gjatë qëndrimit në San Salvador, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me presidentin Bukele. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.
Presidentja po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.