Die. Nën 24th, 2024

Osmani mesazh për gratë: Kurrë mos ndaloni së ëndërruari dhe besuari

Sot, për nder të “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar arritjet e grave në fusha të ndryshme.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, le ta kujtojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Në arsim, sport, kulturë, biznes, shkencë ose politikë, gratë kanë dëshmuar se janë të afta t’i arrijnë majat e suksesit.

Ato munden, sepse kanë potencial”, ka shkruar presidentja.

closevolume_off
“Le të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën tonë të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vie në shprehje maksimalisht.

Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre. Të gjitha grave dhe vajzave të Republikës, sot e çdo ditë: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari, por në veçanti, mos ndaloni kurrë së besuari”, ka shkruar Osmani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *