Presidentja Vjosa Osmani tha se në samitin e Procesit të Brdo-Brionit u kërkua njëzëri liberalizimi i vizave për Kosovën nga Bashkimi Europian.
Osmani tha pas samitit të sotëm në Slloveni se “nuk ka vend në Be që na thotë se janë kundër liberalizimit”.
“Kosova do të qëndrojë si anëtare e barabartë e BE-së. Dua të theksoj rolin e rëndësishëm që Procesi i Brdo-Brionit vazhdon të ketë dhe përafrimin tonë me BE-në. Nuk ka vend në BE që na thotë se janë kundër liberalizimit, momentumi është i duhuri”, tha ajo.
“Kosova ka zgjedhur rrugëtimin euroatlantik dhe këtë e kemi bërë me vetëdije. Në fund të vitit do të aplikojmë për status kandidature”, shtoi Osmani, duke theksuar se Ksoova e meriton edhe statusin e vendit kandidat.