Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë nesër në Kosovë.
Ai pritet të takohet me homologen kosovare, Vjosa Osmani në orën 11:00.
Njoftimi i plotë:
Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30.
Vendi: Kabineti i Presidentes