Sht. Nën 23rd, 2024

Osmani takohet me Bah, rikonfirmohet partneriteti i fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe MCC-së

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, ku u rikonfirmua partneriteti i fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe MCC-së.

Osmani ka vlerësuar rolin dhe punën e MCC-së në Kosovë në promovimin e qeverisjes së mirë, sundimin e ligjit, si dhe avancimin e sektorit të energjisë, si parakushte për zhvillimin ekonomik në vend.

Në veçanti, Osmani ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milionë eurove për Kosovën në kuadër të MCC-së, duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në performancën ekonomike në vend.

Duke folur për nevojat e sektorit të energjisë, presidentja Osmani ka inkurajuar mbështetjen e investimeve në rritjen e efikasitetit të sistemit të shpërndarjes, kursimin e energjisë, por edhe aftësimin e fuqisë punëtore për nevojat e sektorit të energjisë në të ardhmen.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka vlerësuar lart punën që po bëhet për fuqizimin e vajzave dhe grave në sektorin e energjisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *