Pre. Sht 27th, 2024

Osmani takohet me Blinkenin: Përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaft të rëndësishme.

Sot ajo njoftoi se ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një publikimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se e falënderoi Blinkenin për mbështetjen e palëkundur të Amerikës.

“Gjithmonë është mirë të takohesh me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju-Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi e para e vendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *