Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Singapor.
Gjatë ditës së sotme, Osmani ka mbajtur takim me Princin William të Wales-it.
Fokus i këtij takimi ishte bashkëpunimi mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, më saktë temat e mbështetjes së rinisë në projekte të ndryshme.
”Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë ”Earthshot Prize” në Singapor. Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor”.