Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar.
Osmani në këtë takim deklaroi se synimi i Kosovës është është anëtarësimi në NATO, ndaj ka kërkuar mbështetjen turke në këtë proces, njofton Klankosova.tv.
Presidentja Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së.
Presidentja Osmani në takim me ministrin Akar ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit.