Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrin e mbrojtjes, Armend Mehaj kanë takuar Udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.
Ajo ka thë në se, në takim ka theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO dhe se kjo do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë.
Postimi në Facebook:
Në takim me Udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer, kam theksuar vizionin e qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, i cili do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e më gjerë. Kam shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërkaq Admirali Bauer ka shprehur falenderimin e NATO-s për vendimin e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë.