Pre. Nën 22nd, 2024

Osmani takon Zelenskyn: Fitorja e Ukrainës, fitore kundër atyre që tentojnë të destabilizojnë Ballkanin

Në Tiranë, gjatë ditës së sotme është mbajtur samiti Ukraina-Evropa Juglindore, ku morën pjesë, përpos presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe liderë të shteteve të rajonit.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka takuar Zelenskyn.

Në një postim në X, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore.

“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës. Është fitore kundër atyre që kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të ringjallin mentalitetin e dhunës dhe shkatërrimit. Është fitore për liri! Për këtë arsye, Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, tha Osmani në këtë postim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *