Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të sapozgjedhur të Çekisë, Petr Pavel.
Përmes një postimi në Twitter, e para e vendit ka thënë se mezi pret të fillojë të punojë me homologun e saj çek.
“Urime General Pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke.
Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta.
Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.