Mar. Jan 14th, 2025

Pacolli: Familja, shtylla kryesore që mban gjallë kombin shqiptar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) duke iu referuar Listës për Familjen e cila garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se familja është themeli i shoqërisë shqiptare dhe shtylla kryesore që mban gjallë kombin tonë ndër shekuj.

“Përkrah patriotizmit dhe besimit, ajo luan një rol jetik në ruajtjen e vlerave tona kombëtare e morale. Në gjirin e familjes mësojmë të duam Zotin, të respektojmë atdheun dhe të kultivojmë dashurinë për njëri-tjetrin. Edukata qenësore e çdo individi nis pikërisht nga familja. Është aty ku formohen parimet themelore të jetës dhe ku përcillen traditat që na bëjnë shqiptarë të vërtetë. Familja është vendi ku mësojmë përkushtimin ndaj prindërve – nënës dhe babait – si dhe respektin për natyrën e krijuar nga Zoti, që përkufizohet në bashkimin natyral të gjinisë femërore dhe mashkullore”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij ruajtja e familjes si institucion nuk është vetëm një detyrë personale, por një akt patriotik, që ndihmon në forcimin e kombit dhe në mbrojtjen e identitetit tonë të trashëguar me aq sakrifica.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *