Përveç Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, në New York është duke qëndruar edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli.
Ai ka realizuar një sërë takimesh, përfshirë atë me ministrin e Jashtëm të Gambisë, kryeministrin Edi Rama, liderë afrikanë, zëvendëssekretaren e OKB-së, ministrin për Investime të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe ka darkuar me familjarët e Donald Trumpit.
Ky është njoftimi i tij në Facebook:
Dje në New York pata disa takime:
– Në mëngjes pata një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, z. Tangara.
– Pasdite isha në një takim konsultativ me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
– Isha i ftuar si mysafir në Eventin “Unstoppable Africa” të organizuar nga Zëvendës Sekretarja e Kombeve të Bashkuara, znj. Amina Muhamed.
– Në margjinat e këtij eventi u takova me shumë liderë afrikanë, miq të mi.
– Takim me znj. Amina Muhamed, Zëvendës Sekretare e OKB-së.
– Takim me Ministrin për Investime të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
– Darkë me familjarët e ish-presidentit Trump.