Diplomati i karrierës, Agron Maloku ka paditur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) që udhëhiqet nga Donika Gërvalla. Padia e Malokut vije pas kundërshtimit që MPJD po i bën për herë të dytë vendimit të nxjerrur nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), se transferimi i diplomantit nga MPJD në Ministrinë e Shëndetësisë është i kundërligjshëm.
Maloku përmes kallëzimit penal që tashmë është deponuar pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka theksuar se kjo “luftë” ndaj tij po bëhet për motive hakmarrëse.
Diplomati i karrierës denoncimin e ka drejtuar tek sekretari i Përgjithshëm në MPJD, Behar Isma e tek anëtarët e Komisionit për Ristrukturim, Imer Lladrovci, Lulzim Hiseni e Besim Berisha.
Ai ka përmendur dy arsyeja që sipas tij MPJD përkatësisht Gërvalla po vazhdon t’ia pamundësoj rikthimin në punë. E para dyshimet për keqpërdorim të blerjes së automjeteve dhe rasti i dytë thyerja e derës në zyrën e tij në MPJD.
“…dhe për motive hakmarrje se përse unë kam raportuar paraprakisht para këtij vendim e Prokurorinë e Shtetit kam denoncuar dyshimet për keqpërdorim të blerjes së automjeteve nga MPJD-ja lënda në Prokurorinë e Shtetit Nr. PPN/I Nr 40K-2022 dhe se kam denoncuar rastin e thyerjes me forcë te derës se Zyrës time në MPJD ku ka qenë edhe Zyre pune e Sindikatës së Anëtarëve të Jashtme të MPJ-se lënda Nr Rastit ne Polici nr.2022-AB-2672 i datës 28.09.2022, qëllimshëm me është ndërprerë marrëdhënia e rregullte e punës duke mundësuar zbatimin e pa Aktemërimi tim të datës 06.12.2012 dhe duke me transferuar krejtësisht kundërligjshëm ne Ministrinë e Shëndetësisë në kundërshtim me ligjit në fuqi, kontratën time te rregullt të punës përvojën time mbi 18 vjeçare…”, thuhet në kallëzimin penal të Malokut, shkruan Insajderi.