Sht. Nën 23rd, 2024

Pakënaqësi në PDK edhe pas kryesisë së re

Partia Demokratike e Kosovës ditë më parë ka zgjedhur Kryesinë e re të Partisë.

Pas emrave të rinj në kryesi, ka reaguar Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismajli.

E cila nuk është aspak e kënaqur me prurje të reja të PDK-së, ajo i cilëson si të dobët emrat e rinj.

“Si prurje e partisë, jam shumë e pakënaqur dhe shpreh revoltën time me shumë emra të përfolur dhe të etabluar në strukturën e re udhëheqëse në parti. Është e pakuptimtë që figurat zbehëse të votës pro-PDK të sistemohen sërish. Dhe emrat “e rinj” janë larg më të dobët se që pritej, dhe aspak premtues për nevojat aktuale të partisë. Kjo do të ketë kosto. Dhe jam e bindur se ka mundësi për më shumë dhe për shumë më mirë. Ky është dhe do të jetë alarmi im publik”, ka deklaruar Ismajli.

Kështu analisti, Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se është në interesin e mirë të tyre, kur subjektet politike zgjedhin kuadro të reja dhe që nuk mund të akuzohen.

Bytyçi thekson se PDK ka qenë ajo që më së zgjati e ka qeverisur vendin, por i humbi zgjedhjet dhe doli në opozitë.

“Jo vetëm PDK, por të gjitha subjektet politike të cilat në strukturat e tyre udhëheqëse zgjedhin kuadro të reja të pa korruptuara të cilat nuk mund të akuzohen për ndonjë aferë korruptive është në interesin më të mirë të tyre. Kuptohet kur mbahen kuvendet zgjedhore për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse patjetër manifestohen pakënaqësi në mes të atyre që zgjedhën dhe atyre që pretendojnë të zgjedhën. PDK, është njëra ndër subjektet politike e cila ka qeverisë vendin më gjatë se cilido subjekt tjetër në vend, megjithatë i ka humbur zgjedhjet e fundit të parakohshme dhe ka dalur në opozitë”, tha ai.

Më tej ka theksuar se partitë e tilla e kanë të vështirë jetën larg pushtetit, andaj edhe organizojnë kuvende zgjedhore dhe bëjnë ndryshime vetëm që t’i rikthehen qeverisjes së vendit.

Por, kjo gjë sipas Bytyçit, duket të jetë e pamundur.

“Tani partitë si PDK, të cilat gjatë e kanë qeverisur vendin e kanë shumë të vështirë për t’iu adaptuar jetës larg pushtetit dhe privilegjeve të pushtetit, prandaj organizojnë kuvende zgjedhore, bëjnë ndryshime kadrovike, orvatën të realizojnë reforma me qëllim që sa më parë t’i rikthehen qeverisjes së vendit. Por, kësaj radhe përkundër përpjekjeve të partive politike në opozitë, bashkëpunimit në mes tyre për të ardhur në pushtet, duket të jetë e pa mundur realizimi i një dëshirë të tillë para 4 (katër) vitesh”, ka shtuar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *