Mar. Nën 26th, 2024

Pandeli Majko “Qytetar Nderi” i Rahovecit, Haradinaj: Ishte kryeministër i luftës në momentet më vendimtare për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin për Ditën e Çlirimit të Rahovecit.

Haradinaj ka thënë se qytetarët e Rahovecit u bënë prijës të shumë organizimeve për liri, rrugë e cila nuk ishte aspak e lehtë.

“Qershori sjell kujtimet e vitit 1999, kur qytetet tona çliroheshin njëra pas tjetrës dhe po realizohej aspirata jonë shekullore për të qenë të lirë në tokën dhe të drejtën tonë. Qytetarët e Rahovecit, njerëz punëtorë e të urtë, asnjëherë nuk iu nënshtruan okupimit, por u bënë prijës të shumë organizimeve për liri, rrugë e cila nuk ishte aspak e lehtë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falenderuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko për shërbimin e tij ndaj Atdheut.

“Në ditën që shënon çlirimin e Rahovecit, Komuna nderoi me çmimin “Qytetar Nderi”, ish-kryeministrin e Shqipërisë Pandeli Majko. Ai ishte kryeministër i luftës që në momentet më vendimtare për Kosovën dha kontribut shumë të çmueshëm. E falënderova për shërbimin e tij ndaj Atdheut!”, është shprehur Haradinaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *