Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj ka takuar politikanin e njohur gjerman, Friedbert Pflüger.
Dreshaj në Facebook ka shkruar se Pflüger gjatë bombardimeve të NATO-s ishte Sekretar i Mbrojtjes në Republikën Gjermane dhe roli i tij për Kosoven shtet të pavarur e sovran ishte jetik.
“Biseduam për situatën aktuale, funksionimin e Qeverisë, zhvillimet në Hagë, si dhe zhvillimet politike në Shqipëri”, ka shkruar ndër të tjera Dreshaj.