Sht. Sht 28th, 2024

“Parti e djathtë me program të majtë”, nga VV i reagojnë Abdixhikut

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ku tha se duhet të vendosim, a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta.

Bajqinovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se “parti me program të majtë ndërsa është parti e djathtë, kanë filluar të na kopjojnë”.

“Parti me program të majtë ndërsa është parti e djathtë, kanë filluar të na kopjojnë. Lumiri flet për shpërndarjen e pampersave dhe qumështit, ndërsa më herët thoshte se qeveria po shpërndan lëmoshë. Sot po thotë se Kosova nuk duhet të udhëhiqet nga e majta. Hajde merre vesh! Parti e djathtë me program të majtë?”, ka shkruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *