Katër orë pasi filloi takimi mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, emisarit Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit serb Petar Petkoviq, tashmë i njëjti takim ka përfunduar.
Indeksonline raporton se nga takimi që po mbahej pas dyerve të mbyllura, akoma nuk është bërë i ditur asnjë detaj.
Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka takuar fillimisht zv/kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësuesin serb Petar Petkoviq, në takime të ndara.
Burime të Indeksonline pohojnë se në takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Një takim i ri mes këtyre akterëve është paraparë të mbahet javen e ardhshme