Die. Nën 24th, 2024

Pas kërcënimeve nga Rusia, reagon SHBA: Jemi në krah të Kosovës dhe Bosnjës

Pas kërcënimeve të hapura nga Rusia, ka ardhur reagimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë thënë se janë në krah të Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës.

Në ditën e djeshme në një konferencë për media, kështu u përgjigj sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Gjithashtu, Psaki konfirmoi faktin se presidenti amerikan, Joe Biden, vazhdon të jetë mik i mirë i kosovarëve dhe boshnjakëve.

Pyetja që ju bë Psakit “Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”.

“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi dërgoni atë drejtpërdrejt”, tha ajo në përgjigje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *