Pas drejtorit të Policisë, Samedin Mehmetit, për rastin e dhunimit të 11 vjeçares vije edhe një dorëheqje tjetër nga hierarkia e lartë.
Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi ka dhënë dorëheqje si aktor moral për rastin.
Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale.
Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës./