Hën. Nën 25th, 2024

Pas sanksionimit nga Amerika flet Xhabir Zharku

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut është futur në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh).

Në njoftimin e DASh-it thuhet se arsyeja se pse Zharku është futur në listën e zezë për shkak se është i përfshirë në afera korruptive.

Xhabir Zharku nuk ka dashur të komentoj vendimin e DASH-it. Ai është kontaktuar nga Gazeta Insajderi duke thënë se për këtë vendim është njoftuar nga gazetarët. Por, nuk pati koment.

“Po për këtë vendim u njoftova nga mediat. Nuk i komentoj vendimet e DASH-it. Ata kanë çështjet e tyre”, ka thënë shkurt Zharku.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kryetarin e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *