Die. Sht 8th, 2024

Pas vizitës së Lajçakut e Escobarit në Kosovë, BE do të ndërmarrë hapa

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do qëndrojnë në Prishtinë dhe Beograd, për të rikonfirmuar kërkesat e Brukselit dhe Washigntonit, në lidhje me hapat urgjent që duhet ndërmarrë drejt qetësimit të situatës në veri të Kosovës, ka konfirmuar zëdhënsëi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Lajçak dhe Escobar do përcjellin thirrjet evropiane dhe amerikane ndaj Serbisë dhe Kosovës për të de-përshkallëzuar menjëherë situatën dhe për të ndërmarrë hapa që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme. Ndërsa platforma për zgjidhje të qëndrueshme dhe për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme është pikërisht dialogu i lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Peter Stano.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Bashkimit Evropian që të organziojë një takim të ri të liderëve, mirëpo, siç u shpreh, kur për këtë gjë të jenë kushtet e duhura, kur ata dy të bien dakord. Në këtë fazë, pohon Stano, gjëja më e rëndësishme është de-përshkallëzimi, dhe hapat konkretë në terren.

Mirolav Lajçak dhe Gabeirl Escobar do qëndrojnë sonte në Prishtinë e nesër në Beograd. Vizita vije në dritë të eskalimit të situatës ë veri dhe pasi që BE formalist ka kërkuar nga Kosova që urgjentisht t’i pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale; të shalle zgjedhjet e parakohshme për katër komunat në veri dhe të sigurohet pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje.

Sipas fjalëve të Peter Stanos, pas kësaj vizite, Miroslav Lajçak do e informojë shefin e diplomacisë evropiane Josep Borell si dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të cilët, do të vendosin hapat e ardhshëm.

27 shtete anëtare të BE-së kanë tërhequr vërejtën se janë të gatshme të vendosin masa në rast të mungesës së angazhimit drejt depërshkallëzimit te situatës në veri dhe kanë porositur se dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *