Pas zjarrit në Fushë Kosovë, kanë mbajtur një deklaratë para medieve drejtuesit e Policisë në qytetin e Fushë Kosovës.
Majorja, komandantja e këtij stacioni Vjollca Hoti, ka deklaruar se aktualisht sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur nga një zjarr në depo.
Policia ka pranuar informatë se në tregun me shumicë ka ndodhur një incident zjarri në një depo, policia ka ftuar menjëherë ekipet emergjente. Deri më tani sipas informatave të para, ka qenë rrezik që zjarri të përhapet edhe në depot e tjera, mirëpo fal punës që zjarri, është evakuar.
Deri më tani kemi informata që zjarr ka vetëm në një objekt.