Policia e Kosovës ka vazhduar me kontrollin dhe mbikqyrjen e trafikut edhe në fundjavë.
Përmes një postimi ata apelojnë që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut.
“Apelojmë që shoferët të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që janë duke i respektuar rregullat dhe shenjat e trafikut për një siguri më të madhe në rrugë!”, thuhet në shkrim.