Die. Nën 24th, 2024

PDK e LDK braktisën sallën e Kuvendit, japin arsyet

PDK dhe LDK e kanë lëshuar sallën e Kuvendit ku është paraparë të mbahet vazhdimi i nëntë seancave të kaluara.

Tahiri i PDK-së ka thënë se nuk ka arsye të qëndrohet në sallë kur brenda një orë e gjysmë nuk ka kaluar asnjë pikë e vetme në Kuvend.

“Që një orë e gjysmë jemi në Kuvend nuk po mund të kalojmë as edhe një pikë të vetme. Ne si grup parlamentar nuk do të vazhdojmë trë qëndrojmë në këtë seancë. Është i pakuptimtë qëndrimi ynë në këtë seancë. Ne si PDK u munduam që të ju japim përkrahje me marrëveshjet ndërkombëtare prapë ju nuk i keni 61 deputetë prandaj ne si Grup nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë”, ka thënë Abelard Tahiri.

Edhe Arben Gashi i LDK-së thotë se sjellet e papërgjegjshme të pushtetit kanë shtyrë partinë e tij që të lëshojë sallën e Kuvendit.

“Në vazhdën e sjelljeve të papërgjegjshme të LVV-së lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, duke i spostuar nga rendi i ditës, e bën të pamundur punën e Kuvendit kështu që edhe ne si Grup Parlamentar nuk do të vazhdojmë këtë seancë”, ka theksuar Gashi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *