Mër. Sht 25th, 2024

PDK i jep mbështetje simbolit të “Lulëkuqes së Kosovës”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka dhënë mbështetje “Lulëkuqes së Kosovës” si simbol të përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, të propozuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Me këtë rast, Krasniqi tha se kërkojmë zbatimin e Rezolutës për gjenocidin e kryer serb në Kosovë, të miratuar me 16 maj të vitit 2019 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Sipas kësaj Rezolute, ne kërkojmë që shteti i Serbisë, ndër të tjera, të pranoj se ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë dhe, në të njëjtën kohë, përmes masave në nivel kombëtar dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, të ndëshkojë ata që kanë planifikuar, kryer apo nxitur gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi shtoi se një popull i tërë kërkon drejtësi për mbi 12 mijë persona të vrarë, prej tyre mbi 1300 fëmijë – viktima të qindra masakrave, mbi 20 mijë vajza dhe gra të dhunuara dhe për mbi 1600 persona të zhdukur me dhunë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *