Mër. Shk 5th, 2025

PDK-ja përmbyll fushatën në Prishtinë të shtunën

Pas një muaj fushate gjithandej Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës do ta përmbyllë fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit këtë të shtunë.

Sipas njoftimit nga kjo parti, fushata përmbyllëse e PDK-së do të mbahet të shtunën në orën 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti’’.

Në këtë tubim të pranishëm do të jenë kandidatët për deputet nga kjo parti si edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *