Die. Nën 24th, 2024

PDK-ja thotë se nuk po ia bën argatin Kurtit, Beqa: Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm

Partia Demokratike e Kosovës është kritikuar nga disa analistë e gazetarë pasi iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti për një darkë pune.

Në partinë më të madhe opozitare thonë se sa më shpejt që shkohet në zgjedhje është më mirë për vendin dhe për këtë po punon ky subjekt.

Deputeti, Hajdar Beqa, thotë se ky subjekt nuk po ia bën argatin Albin Kurtit, por ia bën argatin Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Ne konsiderojmë se sa më shpejt që shkojmë në zgjedhje është më mirë për Kosovën dhe qeverinë, sepse kjo qeveri është dorëzu e ka ngrit flamurin e bardhë dhe ka dështuar në të gjitha proceset, si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në dialog dhe e ka fut Kosovën në sanksione dhe që një vit ne jemi të sanksionuar”, ka thënë Beqa për IndeksOnline-n.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *