Sht. Nën 23rd, 2024

Për 24 muaj u shuan mbi 4 mijë biznese

Sipas të dhënave të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ,nga periudha 1 janar 2020 deri më 29 nëntor të këtij viti janë mbyll 4 mijë e 503 biznese.

Mbyllja e tyre sipas përgjigjes zyrtare të ministrisë së Tregtisë, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, këto biznese janë shuar vullnetarisht.

“Në ARBK janë shuarje vullnetare, ndërsa Inspektorati i Tregut mund të bëjë mbylljen e përkohshme të bizneseve duke u bazuar në dispozitat e ligjeve në fuqi, e në veçanti në rastet kur: Biznesi nuk është i regjistruar në ARBK, nuk posedon aktvendim për pëlqimin e kushteve minimale teknike, nuk posedon leje/licencë të përcaktuar për ushtrim të veprimtarisë përkatëse, si dhe në çdo rast tjetër kur një gjë e tillë është e përcaktuar me ligjet e veçanta si masë e fundit mbrojtëse”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Tregtisë.

Në ndër kohë, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka numëruar një varg arsyesh që po i sjellin kompanitë të mbyllen. Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, lufta Rusi-Ukrainë, rritja e çmimeve të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian si dhe pasojat pas pandemisë.

“Kompanitë tona janë duke u përball me sfidat të ndryshme. Shumë kompani janë duke ecur në mes të perit ta quaj kështu, për të ekzistua apo mos të ekzistua, për arsye se nuk kanë arrit që të shërbejnë plotësisht prej periudhës pas pandemisë. I përcjelli më pas lufta Ukrainë-Rusi, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por indirekt, për arsye se shumica absolute e kompanive tona importojnë mallra prej Bashkimit Evropian ku ato janë të prekura drejtpërdrejt nga lufta Rusi-Ukrainë. E treta është çështja e energjisë elektrike , fatmirësisht që jemi në muajin dhjetor dhe ende nuk është rrit çmimi i energjisë elektrike në Kosovë . Mirëpo është gjithmonë një pasiguri se a do të rritet dhe nëse rritet sa do të rritet. E më pas a do të ketë reduktime , të gjitha këto krijojnë kosto shtesë për biznesin. Dhe e katërta që po ashtu është sfidë shumë e madh për bizneset tona në Kosovë është gjetja e fuqisë punëtore. Shumë biznese në zyre ma kanë shpreh shqetësimin se nuk po kanë mundësi me gjet fuqi punëtore, qoftë të kualifikuar apo të pa kualifikuar, për shkak të migrimit të të rinjve dhe daljes së tyre jashtë”, tha Rafuna.

Sipas tij, këto janë sfidat me të cilat po përballet sot biznesi edhe sfidat të cilat Qeveria ishte dashur edhe duhet që të jetë më efikase në kuptimin më e shpejt për ta përgatit një pako të re dhe për të ju dal në ndihmë bizneseve në mënyrë që bizneset të mos mbyllen./

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *