Deri më sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 13 aplikime për certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Elezi u shpreh se nga 13 aplikimet, 6 prej tyre janë iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 6 kandidatë të pavarur.
Kurse, numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 115 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 5 kandidatë për Kryetar Komune.
Certifikimi për subjektet politike dhe kandidat për zgjedhjet lokale ka filluar më 17.06.2021 dhe mbaron më 16.08.2021.
Subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim deri më tani janë:
1. Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
2. Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
3. Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
4. Iniciativa Qytetare Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
5. Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
6. Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
7. Iniciativa Qytetare për Obiliq, ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në komunën e Obiliqit;
8. Iniciativa Qytetare Bashkë për Shtërpcë, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në komunën e Shtërpcës;
9. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
10. Kandidati i pavarur Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Lipjan;
11. Kandidati i pavarur Radoš Repanoviĉ ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Istog;
12. Kandidati i pavarur Bojan Saiĉiĉ ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Klinë; dhe
13. Kandidati i pavarur Dragan Repanoviĉ ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Istog./