Sht. Nën 23rd, 2024

Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar përfaqësitë diplomatike (ambasadat dhe konsullatat) ku do të mund të votojnë të gjithë shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar përfaqësitë diplomatike (ambasadat dhe konsullatat) ku do të mund të votojnë të gjithë shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Gjithashtu, KQZ-ja ka caktuar edhe numrin e votuesve që do të lejohet të regjistrohen për të votuar në përfaqësitë diplomatike, i cili në total është rreth 50 mijë votues.

Sipas vendimit të KQZ-së do të votohet në 22 shtete, respektivisht në ambientet e 35 ambasadave/konsullatave me gjithsej 47 vendvotime.

Vendimi është marrë në mbledhjen e KQZ-së dhe lista do të publikohet së shpejti nga KQZ-ja.

Përveç regjistrimit për votim në përfaqësi diplomatike, votuesit mund të kërkojnë të regjistrohen për të dërguar pakon me fletëvotim në fah postar të KQZ-së në Kosovë apo në fah postar të KQZ-së jashtë Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *