Për herë të parë në Kosovë po ndërtohet Qendra për Trajtimin e Kafshëve.
Fokusin kryesisht do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e KafshëvePër herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë. Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet”, ka shkruar Rama