Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor po kërkon punësimin e nëntë ekspertëve të lëmive të ndryshme. Kjo nuk po bëhet përmes konkursit të rregullt, por përmes tenderit publik.
Vlera e këtij tenderi në total për 36 muaj është paraparë të jetë 324 mijë euro.
Sipas përshkrimit kontraktimi i 9 ekspertëve po bëhet për programin e banimit të përballueshëm në Kosovë.
Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës, në mënyrë institucionale, financiare dhe teknike, si edhe i qëndrueshëm nga ana sociale, mjedisore dhe ekonomike.
Ky tender është ndarë në lote ku është paraparë vlera, numri i të punësuarve si dhe pagesa për 36 muaj.
LOT 1: 43,200.00 € për 1 pozitë
LOT 2: 72,000.00 € për 2 pozita
LOT 3: 72,000.00 € për 2 pozita
LOT 4: 68,400.00 € për 2 pozita
LOT 5: 68,400.00 € për 2 pozita
Gjithsejt: 324,000.00 € për 36 muaj.
Lista e profileve /ekspertëve të cilët rekrutohen duke njoftuar paraprakisht Divizionit të financave për koston buxhetore dhe afatin e angazhimit të tyre (periudhë 3-vjeçare)
Arkitektë – 1 Profesionist i fushës se politikave të banimit/ udhëheqës i njësisë për banim të përballueshëm dhe social
Arkitektë – 2 profesionist i fushës
Ndërtimtarë – 2 profesionist i fushës
Ekonomist – 2 profesionist i fushës
Jurist – 2 profesionist i fushës
Kostoja e planifikuar për 9 zyrtarë për periudhën njëvjeçare është 108.000,00 €