Sht. Nën 23rd, 2024

Për punësimin e 406 zyrtarëve në sektorin publik të parat në listë PDK dhe LDK

Gjatë ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II, është folur edhe për punësimet e emërimet gjatë qeverisjeve të mëhershme e kësaj aktuale. E në seancë, deputetët e ligjislaturës së tetë u përplasën rreth emërimeve e punësimeve familjare.

I pari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i tha deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, se është i gatshëm të ofrojë listën prej 150 emrave të familjarëve të punësuar në sektorin publik të Qeverive të kaluara.

“Me ia fillu me jau numëru familjarët në BQK, në Telekom, unë mendoj që në këtë Kuvend ta bi listën e saktë që shkojnë deri te niveli i dhëndrit, i vjehrrit, motrave, vëllëzerve. Oj Gane, po të betohem në vajzat e mia që 150 familjarë t’i dorëzojë me listë”, u shpreh Konjufca ndër të tjera.

Në një hulumtim, Organizata “Çohu” kishte analizuar lidhjet politike të të punësuarve në sektorin publik gjatë viteve 2010-2016.

Të dhënat e hulumtimit të titulluar “Patronazhi politik” tregojnë se janë 406 zyrtarë të lartë publik që kanë lidhje të qartë partiake e të cilët janë ose kanë qenë të punësuar në pozita të larta vendimmarrëse.

ImageFOTO GALERI
Sipas “Çohu” këta zyrtarë të lartë publikë kanë qenë kandidatë për deputetë e Asamble Komunale, anëtarë të Këshillave Drejtues të partive politike e kryetar degash.

E nga 406 zyrtarët e lartë të punësuar në institucionet publike, është Partia Demokratike e Kosovës, e cila udhëhoqi me vendin për 12 vite.

185 zyrtarë të lartë kanë lidhje të qartë politike me PDK-në e të cilët punojnë ose kanë punuar në sektorin publik.

ImageFOTO GALERI
E dyta për nga punësimet politike në harkun kohor 2010-2016 është Lidhja Demokratike.

Gjithsej 125 zyrtarë të LDK-së janë pjesë ose kanë qenë pjesë e institucioneve si zyrtatë të lartë të punësuar.

E treta rënditet AAK me 37 të punësuar në cilësinë e zyrtarit të lartë në sektorin publik.

Me 19 të punësuar është AKR, pas saj renditet tashmë partia e shuar LDD, PD, NISMA e PSHDK.

Ndërkaq në 5 vitet kur shtrihet kjo analizë, nga VV pati vetëm një të punësuar në institucione publike.

Edhe minoritetet kanë të punësuar në sektorin publike persona me lidhje politike ndërmjet viteve 2010-2016.

KDTP, VAKAT, SKS janë partitë minoritare që kanë arritur të punësojnë anëtarët e tyre në institucione publike.

Ndërkaq të punësuar më së shumti pati nër ministri të ndryshme, ndërmarrje publike e institcione të pavarura.

EmërIMe në sektorin publik po vazhdon edhe gjatë qeverisë së udhëhequr nga LVV.

Së fundmi, Qeveria Kurti II ka emëruar në Bordin e AKP-së dy ish-kandidatë për deputetë nga radhët e VV-së.

Kujtojmë që së fundmi Qeveria Kurti II është kritikuar shumë rreth emërimeve të familjarëve të ministrave e aktivistëve të VV-së e Listës Guxo

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *