Mar. Tet 8th, 2024

Përfundon aksioni te Ministria e Infrastrukturës

Ka përfunduar aksioni policor në Ministrinë e Infrastrukturës i cili ka nisur gjatë mëngjesit të sotëm.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar kompjuterë e dokumente, ndërsa sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, është larguar nga objekti nën shoqërimin e policisë.

Lidhur me bastisjen për Klan Kosova është deklaruar Bedri Gashi, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *