Pre. Sht 20th, 2024

Përfundon e qetë protesta e serbeve në Zveçan

Ka përfunduar protesta e serbeve lokal në komunën e Zveçanit. Serbet e kësaj komune, ndonëse me numër më të vogël se dje, kanë protestuar para komunës që në orët e hershme të mëngjesit, kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave në veri.

Por për dallim nga një ditë më parë, ku situata ka qenë e tensionuar dhe protestuesit kanë qenë të dhunshëm duke i sulmuar dhe pjesëtarët e KFOR-it, sot protesta atje është zhvilluar e qetë.

Ndryshe ish-kryetari i KK të Zveçanit Sergjan Milosavleviq i cili u bëri sot thirrje protestuesve në Zveçan që të shpërndahen të qetë në orën 16:00, i ftoi ata që nesër në orën 7:00 të dalin të protestojnë sërish në të njëjtin vend, por në numër dhe më të madh se sa sot, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *