Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka intervistuar gruan e Millan Radojiçiqit, në njërin prej stacioneve policore në veri të Mitrovicës.
E dyshuara Ema Radojiçiq, sapo ka përfunduar intervistimin në Policinë e Kosovës.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Pas intervistimit, Ema Radojiçiq është liruar”, tha Elshani.
Elshani më herët ka njoftuar se në stacionin në veri të Mitrovicës është u intervistuar në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë