Mër. Pri 16th, 2025

Përfundon mbledhja e PDK-së: Qëndrimet s’kanë ndryshuar

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, deputetët e kësaj partie kanë deklaruar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa vendimet e marra në mbledhje do të bëhen të ditura përmes një komunikate, raporton Ekonomia Online.

“Për cdo gjë lëshojmë komunikatë, ndërsa qëndrimi është thënë para dy ditësh”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Enver Hoxha.

Njëjtë është shprehur edhe deputetja Eliza Hoxha, e cila po ashtu tha se vendimet do të komunikohen më vonë.

Edhe anëtari i kryesisë, Mërgim Lushtaku, deklaroi se PDK nuk ka ndërruar qëndrim.

Ai tha se PDK nuk e voton Qeverinë Kurti.

“Si parti i kemi organizuar të gjitha rrethanat politike dhe sigurisht që qëndrimi mbetet i njëjtë. Presim deri nesër për të parë zhvillimet e mëtutjeshme”

”Jo, absolutisht jo”, ka thënë ai, i pyetur nga gazetarët.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se nuk kanë marrë asnjë vendim e se më vonë do të dalin me deklaratë.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim, më vonë do të dalim me një deklaratë.”

Ndërsa deputeti Genc Prevlukaj theksoi se nuk ka ndonjë informacion sa i përket mbledhjes.

“Nuk mund të them asgjë, është zyra për komunikim ajo që mund t’ju informojë.”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *