Sht. Nën 23rd, 2024

Përfundon Provimi i Maturës, në disa qendra u larguan nxënësit që përdorën telefonat

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se ka përfunduar Provimi i Maturës 2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë.

Sipas njoftimit të këtij komisioni, në disa qendra ku është mbajtur provimi ka pasur edhe largime të nxënësve për shkak të përdorimit të telefonave.

“Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa. KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

Bëhet e ditur se rezultatet e testit do të publikohen më 3 korrik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *