Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të përfundojë testimi i shndërrimit të Unazës Qendrore në qarkore njëkahëshe.
Ky testim ka filluar ditën e shtunë, raporton Indeksonline.
Komuna ka njoftuar se do t’i analizojnë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do informojnë për hapat e mëtutjeshëm.