***241 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, gjashtë të vdekur,143 të shëruar në 24 oret e fundit.***MASH-i do të ndajë bursa për studentet që studiojnë në drejtime teknike.***Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar vëmendje lajmit për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.“FAZ” shkruan se me takimin e së enjtes me kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit dhe atij serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, Bashkimi Evropian ka marr “vendin e shoferit”.***Në Prishtinë një numër i vogël i qytetarëve kanë protestuar kundër ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë. Ndonëse disa protestues thoshin se nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë, por kundër modelit që është përzgjedhur, disa protestues të tjerë ishin kundër ndërtimit në atë vend.Në të njëjtën kohë është zhvilluar edhe një protestë nga disa qytetarë, të cilët protestonin kundër qytetarëve që e kundërshtonin ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet..***Qeveria ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, ku ndër të tjera është bërë e ditur se qytetarëve të Kosovës do tu mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 përqind nga Trusti pensional.***Me 22 korrik mbushen 10 vite nga dita kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë shpalli vendimin e saj për njohjen e pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës***Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar kabinetin e tij lidhur me zhvillimet e procesit të dialogut me Serbinë, i cili tha po ashtu se të premten në Kuvend në ora 12:00 do të raportojë për këtë proces.***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa i nxehti afrikan do të shtrihet gradualisht mbi rajon, duke rritur temperaturat pak mbi vlera mesatare, temperaturat të enjtre do të lëvizin nga 17 deri në 31 gradë celcius.mundesi te reshurave***covid-19 në Kosovë: total raste 6286, të sheruar, 3369.***www.rtvarberia.com***.