Pre. Nën 22nd, 2024

Përmbledhje e lajmeve ditore 24.07.2020

***Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha gjatë seances se kuvendit se kryeministri aktual nuk e ka zgjedhur rrugën e konflikti me bashkësinë ndërkombëtare, por e ka zgjedhur rrugën e partneritetit dhe të bashkëbisedimit.***Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se është mirë që raporton kryeministri për takimin e fundit në Bruksel, megjithatë thotë se nuk dëgjoi diçka të re nga ky takim.Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj akuzoi kryeministrin Hoti se po shkon në dialog pa strategji, dhe se kjo nuk është e mirë..*** PDK dhe VV kërkojnë dialog për njohje, Hoti thotë se kanë platformë Kushtetutën.***Ka ndodhur një aksident në hyrje të Vushtrrisë, tek rruga për Samarexhë.*** Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe kryetari i Shoqatës se Biznesmeneve dhe Zejtareve në Prizren, i kanë bërë thirrje bizneseve në këtë qytet që të hënë t’i mbyllin bizneset dhe të marrin pjesë në aksionin simbolik që do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ia dhurojnë një çelës .***Edhe 213 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.Në raportin e IKSHPK-së për 24 orët e fundit, të publikuar të premten pasdite, është bërë e ditur se kanë vdekur edhe gjashtë pacientë me koronavirus.Janë shëruar 109 pacientë. Numri i të shëruarve ka arritur në 3614.***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa i nxehti afrikan do të shtrihet gradualisht mbi rajon, duke rritur temperaturat pak mbi vlera mesatare, temperaturat të shtunën do të lëvizin nga 16 deri në 29 gradë celcius.mundesi për të reshura dhe shkarkime rrufesh***covid-19 në Kosovë: total raste 6680, të sheruar, 3614.***www.rtvarberia.com***.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *