Kryeministri Hoti paralajmëron sot nisjen e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.***Lajqak:“Sot, vazhdojmë diskutimet politike në nivelin e ekspertëve. I lumtur të pres negociatorët e të dy palëve, Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin”,.***Hoti ia delegon kompetencat Hysenit në dialog, vlerësohet qasje jokushtetuese”.***Jakup Krasniqi konfirmohet pozitiv me Covid-19..***UNDP i dorëzoi IKShP-së 41,000 komplete testimi për COVID-19.***Pas bllokimit të llogarive të Telekomit sot protestohet para Qeverisë së Kosovës.Lajmin e kanë bërë të ditur nga Sindikata e TelekomitTë njëjtët kanë deklaruar se 3500 punëtorë të kësaj kompanie mbesin pa paga, pas bllokimit të llogarive.Në një fotografi të publikuar në Facebook, punëtorët e Telekomit kanë shkruar se më mirë të vdesin nga koronavirusi se nga Blerim Devolli.***Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi pas kritikave të Ramush Haradinajt ndaj qeverisë Hoti,ka thënë se ajo nuk i ka besuar në kohë Hotit..***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa i nxehti afrikan do të shtrihet gradualisht mbi rajon, duke rritur temperaturat pak mbi vlera mesatare, temperaturat të enjten do të lëvizin nga 17 deri në 31 gradë celcius.mundesi te reshurave***covid-19 në Kosovë: total raste 6286, të sheruar, 3369.***www.rtvarberia.com***.